E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ukraina: Forcat e Wagner po tërhiqen nga Bahmut, ushtarët tanë kontrollojnë periferinë

Yevgeny Prigozhin, founder of Russia's Wagner mercenary force, speaks in Paraskoviivka, Ukraine in this still image from an undated video released on March 3, 2023. Concord Press Service/via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT. REFILE - CORRECTING LOCATION

Ukraina ka bërë me dije se trupat ushtarakë të Wagner po tërhiqen nga Bahmuti. Zvëvendësministrja e mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Mailar, deklaron se forcat e Ëagner po zëvendësohen nga trupat e ushtrisë të rregullt ruse.

 

Sipas saj, kjo tërheqje vjen pasi trupat e Wagner mbetën të vetëm dhe pa përkrahjen e Moskës.

 

Reklamë

Mailar shtoi se forcat ruse po përpiqen të ndalojnë fitimet e arritura në krahë nga trupat ukrainase gjatë javës së fundit me bombardime artilerie dhe rusët po përforcohen në ato zona.

 

Megjithatë ajo thekson se forcat ukrainase kontrollojnë periferinë e qytetit.

 

Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin tha më herët se tërheqja e luftëtarëve të tij nga Bakhmut kishte filluar dhe do të zgjaste deri më 1 qershor.

 

Të shtunën, Prigozhin pretendoi se kishte pushtuar qytetin dhe njoftoi se do t’ia dorëzonte kontrollin e tij Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë