Subscribe

Ukraina pritet të jetë një nga vendet e radhës që do të njohë Kosovën shtet të pavarur. Ambasadori ukrainas në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, teksa iu bashkua urimeve për 15-vjetorin e Pavarësisë, pohoi se çështja për njohjen do të shqyrtohet sapo të përfundojë lufta.

 

 

VOLODYMYR SHKUROV– AMBASSADOR I UKRAINËS NË TIRANË

Ne e dimë këtë çështje, e dimë këtë situatë, dimë gjithçka në lidhje me Kosovën, por unë dua të theksoj se Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe ju kërkoj të na lini të dalim nga zjarri i luftës dhe pasi të fitojmë, në fund t’i kthehemi temave të tjera. Sot për sot, gjëja më e rëndësishme për ne është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr i luftës që po ndodh në Ukrainë. Kosova do të jetë hapi i dytë.

 

Diplomati vlerësoi rolin e Shqipërisë për ndihmën e dhënë deri më tani për popullin ukrainas, ndërsa u shpreh besimplotë se shumë shpejt të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia do të çlirohen.

 

E kam nenvizuar rolin e ndihmës që ne kemi marë nga Shqipëria. Na ka mbështetur në shuma aspekte si në nivele bilaterale, si në ato ndërkombëtare edhe si pjesëmartja e OKB por gkithashtu kam vlerësuar edhe ndihmën nga populli shqiptar i cili na ka mbështetur.  

 

Deklaratat, ambasadori i bëri nga Korça ku mori pjesë në disa aktivitete të zhvilluara në bashkëpunim me Bashkinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *