Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës, paraqitet më e rënduar se një ditë më parë.

Është rritur jo vetëm sipërfaqja nën ujë por edhe niveli i ujit.

Sipas Edmond Maçaj banor i lagjes “Macaj” ne Dajc, në 24 orët e fundit, niveli është rritur me 30 cm.

 

Edmondi, banor i lagjes “Maçaj” në Dajç, ka disa vite që është kthyer nga emigracioni në Gjermani.

 

Me të ardhurat e siguruara nga amigracioni, për të qenë edhe afër prindërve të tij, ai ka ndërtuar një biznes bimësh dekorative por edhe mbarështrimit të shpendëve në kushte bio.
Përmbytjet nga viti 2018 dhe deri më sot, i kanë shkaktuar dëme të shumta.

 

Disa herë, i është dashur të investojë për të ringritur bizneset e dëmtuara nga përmbytjet.

Ndërkohë, administratori i NJA Dajç Gjovalin Darragjati, shprehet se po i afrohemi nivelit të përmbytjeve të vitit 2018. Ai paraqet disa problematika lidhur me situatën, duke vënë theksin tek mungesa e bazës ushqimore për gjënë e gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *