E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Uji mbulon nënstacionin në Kashar, OSHEE stakon energjinë

I gjithë vendi është përfshire nga kufizimet e energjisë elektrike për shkak të situatës së renduar nga shirat dhe stuhitë.

 

Reshjet kane përmbytur edhe nën stacionin ne Kashar, pranë Tiranës, çka ka detyruar OSHEE ne stakoje energjinë. Një pjese e mirë e kryeqytetit për ore të tëra ka qenë pa drita.

 

Reklamë

Ministri i energjisë Damian Gjiknurin dhe administratori i OSHEE-se ndoqën nga afër situatën e pazakontë.

 

Probleme me energjinë janë shënuar ne të gjithë vendin. Zonat me të prekura nga defektet në rrjetin e shpërndarjes janë Tirana, Fieri, Gjirokastra, Dibra, si dhe Maliqi kryesisht në fshatrat e të largët.

Më shumë video

Reklamë