Ujësjellës kanalizime Korçë paralajmëron dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim prej qytetarëve për pasojat që mund të vijnë në furnizimin me ujë nga temperaturat gjithnjë në ulje të motit.

 

Me anë të njoftimi të thjeshtë, vendosur në hyrje të banesave kolektive, shoqëria e Ujësjellës kanalizimeve bën edhe shërbimin paralajmërues.

 

“Për shkak të temperaturave që parashikohen gjatë ditëve në vijim, të meren masa paraprake për mbrojtjen nga ngricat të matësave të ujit dhe gjithë elementëve në tubacionet tuaja”,  thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ujësjellës kanalizime Korçë.

 

 

Njoftimi udhëzon edhe masat që duhet të kenë parasysh qytetarët për të shmangur pasoja dhe dëme nga ngricat në lidhje me furnizimin me ujë të pishëm.

 

Në vite të kaluara, janë shkaktuar dëme me kosto financiare dhe mungesë uji të pishëm në familjet korçare në kushtet e dimrit të ashpër.

 

Nisur nga kjo përvojë, por edhe për ti paraprirë anomalive  të mundëshme nga ngricat, ndërmarja e Ujësjellësit ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdesin e duhur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *