Subscribe

Banorët e Ersekës nuk do të vuajnë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

 

Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit janë drejt përfundimit dhe vënia e tij në funksion do të sigurojë furnizim të pandërprerë.

 

Ky investim do të bëjë të mundur eliminimin e humbjeve dhe shmangen e lidhjeve të paligjshme.

 

Belinda Balluku: “E rëndësishme është që 7156 banorë të qytetit të Ersekës do të marrin shërbim më të mirë, por do marrin dhe sasi më të madhe të ujit për frymë, çfarë është dhe synimi, dhe një nga strategjitë tona kryesore për përmirësimin e jetës së qytetarëve, që është strategjia e ujit dhe çfarë është më e rëndësishme, rrjeti do jetë një rrjet i ri, modern i cili nuk do të ketë humbje dhe nuk do të ketë ndotje, ashtu siç ndodhte më parë. E gjithë kjo është në vazhdimësinë e projekteve për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ujit që ne kemi dhe do vazhdojmë jo vetëm në këtë zonë por dhe në zona të tjera dhe me ritme të shpejta”.

 

Furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Ersekës ka qenë një shqetësim ndër vite.

 

Rrjeti aktual, për shkak të amortizimit ka degraduar duke bërë që edhe humbjet e sasisë së ujit të jenë të mëdha.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *