Subscribe

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë, u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën bërë ditën e djeshme, teksa premtoi se Shqipëria do të çojë vitin tjetër dy satelitë në orbitë.

 

Shefi i qeverisë përsëriti se do të kemi shumë shpejt satelitë me qëllim forcimin e kontrollit të territorit të vendit në të gjitha aspektet.

 

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejt për të kontrolluar territorin e saj. Do të ketë satelitë dhe dronë inteligjentë që do të na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit. Këto janë mjete të një teknologjie të re dhe garantojnë monitorimin për shumë gjëra, qysh nga kufijtë deri te ndërtimi pa leje.”

 

Ai sqaroi se nuk do të shërbejnë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por për çështje civile të vendit.

 

“Po nëse u them që uji 24 orë ka lidhje me satelitët, çfarë do thoni?! Të gjitha bashkë. Ideja meqë nuk kemi ujë 24 orë, nuk duhet ta kontrollojmë territorin është e gabuar. Përmes dronëve dhe satelitëve do kemi një kontroll. Do kontrollojmë ndërhyrjet e paligjshme në shtretërit e lumenjve, do monitorojmë në kohë reale mjedisin, mbetjet, dhe prerjen ilegale të pyjeve. Nuk do çojmë satelitë për kërkime në Mars. Na duhet sy inteligjent për të pasur në kohë reale informacion mbi territorin tonë. Gjithkush që cenon territorin duhet të ketë parasysh që është duke e parë dikush tjetër që nuk mund të kompromentohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *