E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aktorja e njohur kërkon rikthimin e kujdestarisë së djalit 12-vjeçar, përplasje ligjore me ish-bashkëshortin

Aktorja Halle Berry i është drejtuar sërish gjykatës, duke kërkuar rikthimin e marrëveshjes së mëparshme për kujdestarinë e përbashkët të djalit të saj 12-vjeçar, Maceo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.

Në dokumentet gjyqësore, aktorja pretendon se djali është kthyer nga qëndrimet në shtëpinë e të atit “i zemëruar dhe agresiv” ndaj saj. Berry kërkon rikthimin e marrëveshjes së gushtit 2023, sipas së cilës të dy prindërit kishin kujdestari të përbashkët dhe ajo kishte të drejtën e vendimit përfundimtar në rast mosmarrëveshjeje.

Reklamë

Kërkesa e saj vjen pasi Martinez mori përkohësisht kujdestarinë e djalit, pas akuzave të ngritura ndaj Berry për keqtrajtim fizik. Aktorja nuk i referohet drejtpërdrejt këtyre akuzave në kërkesën e saj, por pretendon se konflikti mes prindërve ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Maceon.

Nga ana tjetër, Martinez kërkon që gjykata të rrëzojë kërkesën e Berry dhe pretendon se ndaj saj vazhdojnë të jenë në fuqi masa kufizuese. Ai ka përsëritur akuzat se aktorja ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre, duke përmendur një incident të 26 shtatorit, kur sipas tij Berry e ka shtyrë Maceon dhe e ka kapur nga qafa.

Gjykata ka vendosur përkohësisht një regjim të ri takimesh, duke i lejuar Berry të qëndrojë me djalin të hënën, të martën, si dhe gjatë fundjavës, nga ora 10:00 deri në 20:00. Ndërkohë, beteja ligjore mes dy aktorëve për kujdestarinë dhe mirëqenien e djalit të tyre pritet të vijojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.