E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

UEFA pezullon Skënderbeun

Klubi i Skënderbeut pezullohet 1 vit nga kompeticionet europiane. Lajmi është konfirmuar nga vete skuadra korçare nëpërmjet nje postimi ne rrjetin social facebook.  Ne fakt ende nuk po zbardhet vendimi i plote i UEFA-s, por behet e ditur se gjithashtu klubi kampion i Shqipërisë është dënuar edhe me 100 mije euro gjobe. Dënimet ne dem te klubit korçar janë dhëne pas hetimeve per trukim te mundshëm te ndeshjeve ne kompeticionet europiane dhe ne kampionatin shqiptar. Duke u mjaftuar per momentin vetëm me nje reagim ne  rrjetet sociale, korçaret e konsideruan te padrejte vendimin e UEFA-s dhe paralajmëruan ankimimin e tij deri ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Ne rast se edhe ky institucion do te linte ne fuqi këtë vendim, atëherë Partizani do te shkonte ne fazat kualifikuese te Uefa Champions League, pasi u rendit i dyti ne kampionat, ndërsa ne Europa League do te shkonte edhe Tirana.

Vazhdo të lexosh

Reklamë