E martë, 22 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:45 Në vijim ora 03:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Uashingtoni i hap rrugë pushtimit turk në Siri

SHBA nuk do të luajë asnjë rol në operacionin ushtarak turk që pritet të ndërmerret së shpejti nga kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

 

Një gjë të tillë e ka pohuar vetë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

 

Reklamë

Turqia dëshiron që të largojë nga kufiri militantët kurdë të cilët I konsideron si terroristë.

 

Luftëtarët kurdë të YPG deri më tani kanë marrë një mbështetje të fortë nga SHBA, e cila ka qindra trupa në Siri.

 

Në janar, Presidenti Trump kërcënoi se do të “shkatërronte ekonomikisht Turqinë” nëse sulmonte forcat kurde pas një tërheqje të planifikuar të SHBA nga Siria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë