Arrestohet në Kavajë një 45 vjecar i cili pak ditë më parë plagosi dy persona në një lokal.
Riza Aliu dhunoi brutalisht më grushta dhe më pas e qëlloi me thike fqinjin e tij Besnik Celmeta në ambjentet e një lokali në datën 16 shtator.
Jo vetëm kaq, por Aliu plagosi po me thikë edhe pronarin e lokalit që po përpiqej të shuante sherrin.
Riza Aliu dhe Besnik Celmeta janë fqinjë në qytetin e Kavajës mirëpo prej disa kohësh kishin mosmarrveshje për hedhjen e mbeturinave.
Pikërisht në 16 shtator Riza Aliu u fut brenda lokalit të lagjes ku ndodhej Celmeta dhe fillimisht pasi e dhunoi me grushta e qëlloi edhe me thikë duke I shkaktuar fraktura të shumta në kokë e trup, mirëpo fatmirësisht pa rrezik për jetën.
45-vjeçari akuzohet per vepren penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.






