E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U zhvarrosën për 100 euro, Greqia rikthen eshtrat e 108 banorëve të Përmetit

Eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur sot në tokën shqiptare, pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe dërguar në Greqi, pasi dyshoheshin si trupa të ushtarëve grekë.

 

Reklamë

Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, rezultoi se rreth 108 trupa të zhvarrosur ilegalisht nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit.

 

Mësohet se ceremonia është mbajtur e fshehtë. Të pranishëm ishin Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Kur trupat e tyre u zhvarrosën në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Kosinë, pati reagime të shumta dhe u trajtua si skandal, pasi trupat u zhvarrosën në mënyrë të paligjshme dhe me nga 100 euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë