Subscribe

Etilda Gjonaj komentoi para mediave vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta hequr nga posti i ministres së Drejtësisë dhe për ta zëvendësuar me Ulsi Manjën.

 

Gjonaj deklaroi se gjatë katër viteve si ministre ka dhënë maksimumin dhe tha se kaq ishte kohë e mjaftueshme. Pasardhësit të saj, Gjonaj i uroi suksese dhe shprehu bindjen se do të çojë përpara reformat.

 

“Kryeministri e ka parë të dobishme lëvizjen për mandatin e tretë. Emrat e rinj besoj që do arrijnë që të çojnë përpara objektivat. Në katër vjet ka qenë kohë e mjaftueshme për të dhënë maksimumin tim për një sërë reformash. Kryeministri Rama më ka dhënë mbështetje. Manja do i çojë para rezultatetUnë besoj që një ministër në një mandat është i mjaftueshëm për të dhënë dhe arritur rezultate. Manjës i uroj suksese, pata mundësinë ta uroja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *