Kanë vijuar kërkimet edhe gjate natës për gjetjen e trupit të 31 vjeçarit Eraldo Nevruzi. Kërkimet janë përqëndruar përgjatë rrugës Dhërmi-Himarë, por edhe në zona të tjera që mund ta ketë hedhur trupin.

Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa raporton se janë kontrrolluar edhe kanale apo zonat ku kalon makina, Gjipe, Vuno, Ilias, edhe nga deti me policinë kufitare e cila po bashkëpunon me drejtorinë e policisë së Vlorës.

Lexo edhe :

Related Posts

Edhe këtë mëngjes kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupit , ndërsa policia ka ngritur dhe dronin duke kontrrolluar territore që mendohet se mund të jetë hedhur trupi.

Eraldo Nevruzi, sipas raportimeve të policisë, punonte si recepsionist në hotelin ku dyshohet se është ekzekutuar, ndërsa autori, tashmë i arrestuar, kishte miqësi të mëparshme me viktimën. Të dy, jetonin në Angli dhe kishin pak kohë që ishin kthyer në Shqipëri, ndërsa dyshohet se bashkë ata do të hapnin edhe një biznes.

Aktualisht policia po heton mbi dy pista të mundshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, e para është ajo e një konflikti momental, ndërsa e dyta për prishje të pazareve të drogës.

Arratisja e autorit dhe zhdukja e trupit

Pavarësisht zbardhjes së ngjarjes, policia në momentet e para nuk kishte gjetur as trupin e viktimës, për të cilin vijojnë kërkimet, dhe nuk kishte kapur as autorin e dyshuar, i cili kishte kaluar kufirin grek.

Pas disa orësh kërkimeve, u gjet në Sarandë mjeti i autorit të dyshuar të ngjarjes, ndërsa pak orë më vonë u bë i mundur arrestimi i tij në aeroportin e Korfuzit, ku po priste biletën për të udhëtuar drejt Anglisë. Tashmë pritet që Gerald Shehu të ekstradohet në Shqipëri ku do të merret në pyetje për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e rëndë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *