E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U vetëplagos në shtëpi me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari nga Kurbini

Një 26-vjeçar në Kurbin ka përfunduar në prangat e policisë, pas u vetëplagos me një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje në banesën e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A. M., i cili ka shkuar në spitalin e Kurbinit për të marrë mjekim dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar që është vetëplagosur në këmbë aksidentalisht.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë, më të cilën është vetëplagosur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë