Zbardhet dëshmia e 20 vjeçarit shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Greqi .

 

I riu shqiptar, pasi u vetëdorëzua të enjten tek autoritetet, është paraqitur sot në prokurori nga ku ka deklaruar se nuk mbante asnjë send dhe nuk ka goditur askënd.

 

“Isha në makinë, në sediljen pas pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete , nuk kam arritur të godas askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz,”-tha për veten avokati i tij, Paraskeva Spyratos.

 

I akuzuari për vrasjen e Alkis Kampanos u transferua në orën 1 të mëngjesit nga Krystallopigi në Komisariatin e Selanikut, me pretendimin se ka qenë në ngjarje por nuk e ka vrarë.

 

4 të pandehurit e tjerë të akuzuar për sulmin vrasës ndaj 19-vjeçarit Alkis Kampanos dhe shoqërisë së tij ndodhen në Gjykatën e Selanikut nga ora 09:30 e mëngjesit , në zonën e Charilaou në Selanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *