E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“U vaksinua para grupeve prioritare”/ Gjenerali i lartë spanjoll jep dorëheqjen pas akuzave

Pas akuzave se ishte vaksinuar kundër koronavirusit para grupeve prioritare në vend, Gjenerali i lartë i Spanjës, Miguel Angel Villarroya ka dhënë dorëheqjen.

 

Reklamë

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes nuk qartësohet nëse ato akuza ishte të vërteta apo jo, ndërsa theksohet se raportimet në media dëmtuan imazhin publik të Forcave të Armatosura.

 

“Gjenerali kurrë nuk kishte ndërmend të përfitonte nga privilegjet e pajustifikueshme që dëmtuan imazhin e Forcave të Armatosura dhe vunë në dyshim nderin e gjeneralit.”

 

Burime pranë gjeneralit Villarroya sqaruan se ai vendosi të kërkojë vullnetarisht shkarkimin e tij dje, pas kritikave që vaksinimi i tij ka provokuar në opinionin publik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë