E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

U takua me krerët e drejtësisë/ Kim: Reforma nuk do të jetë e lehtë, po ecën përpara

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim postoi një mesazh në “Tëitter” pas takimit që pati me kreun e BKH, Aida Hajnaj dhe atë të SPAK, Arben Kraja.

 

Kim tha se në takim ka përsëritur mbështetjen për SPAK dhe për reformën në drejtësi. Ajo theksoi se kjo reform nuk do të jetë e lehtë, por po ecën përpara.

 

“U takova sot me Drejtoreshën e BKH, Hajnaj dhe Shefin e SPAK, Kraja për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK-un. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë