Aktivistja e shquar ukrainase kundër korrupsionit ka ndërruar jetë pas tre muajsh pas sulmit që ju bë me acid.

 

Kateryna Handzyuk, 33 vjeç, pësoi djegie mbi 40% të trupit të saj dhe dëmtime të rënda të syrit si rezultat i sulmit më 31 korrik në qytetin jugor të Kherson në Ukrainë.

 

Handzyuk, e cila ishte gjithashtu një anëtare e këshillit të qytetit Kherson, kishte bërë 11 operacione në kryeqytetin Kiev.

 

Presidenti Petro Poroshenko të dielën bëri thirrje që vrasësit të dënoheshin.

 

Pesë të dyshuar janë tashmë në paraburgim.

 

Shkaku i vdekjes së Handzyuk nuk u kuptua menjëherë, por raportet në mediat lokale thanë se ishte një mpiksje gjaku.

 

Në shtator, aktivistja, e cili gjithashtu bëri fushatë kundër separatizmit të mbështetur nga Rusia, postoi një video në të cilën ajo u kërkoi ukrainasve të luftonin kundër korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *