E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

U shpallën të pabanueshëm, IKMT nis punën për shembjen e 7 pallateve në Laç

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën mëngjesin e kësaj të hënë për prishjen e 7 pallateve që janë shpallur të pabanueshëm në qytetin e Laçit.

 

Inspektorët e Institutit të Ndërtimit pas verifikimeve kanë arritur në përfundimin se pallatet kanë pësaur dëme të konsiderueshme dhe nuk mund të riparohen.

 

Reklamë

IKMT do të shemb pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 ne Lagjen nr. 4 në Laç.

 

Procesi i shembjes së godinave po monitorohet edhe nga forcat e policisë, ndërsa të pranishëm janë edhe shumë banor që kanë jetuar në këto objekte.

 

 

Më shumë video

Reklamë