E martë, 24 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

U shpall nga DASH si kampion i antikorrupsionit, Yuri Kim uron Altin Dumanin

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e cila aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretares Kryesore, ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili një ditë më parë u shpall kampion i antikorruspsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ka qenë Ambasada e SHBA në vendin tonë,e cila ka bërë publik urimin e Kim për Altin Dumanin.

Me anë të një postimi në “X” ambasada ka bërë publik takimin e Kim me Dumanin menjëherë pas ceremonisë së DASH.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

Reklamë

Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


Kujtojmë që në ceremoninë e organizuar një ditë më parë (E hënë 9 dhjetor), Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se DASH vlerëson punën e bërë ngna Altin Dumani dhe SPAK kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

“Ne vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Ne e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Kjo krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme. Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken një ditë më parë gjatë ceremonisë. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë