Ky është Roselio Arifi, 20-vjeçari nga Shkodra i dyshuar si koka e grupit që trafikonin armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo edhe :
Related Posts
Ai është arrestuar këtë të hënë në banesën e tij nga Policia e Tiranës pasi një ditë më parë u shpall në kërkim.
Arifi në bashkëpunim me dy të arrestuarit e tjerë, të cilët u prangosen një ditë më parë, Jurgen Suca dhe Segest Meti kishin tentuar që të trafikonin armë zjarri drejt Londrës përmes agjencisë të transportit.
Kanë qEnë shoferët e autobusëve të cilët kanë marrë një televizor dhe u ka bërë përshtypje fakti që të rinjtë kishin kërkuar për ta dërguar në Angli.
Agjencia lajmëroi policinë dhe pas kontrollit, brenda televizorit gjetën një pistoletë me silenciator të zbërthyer.
Policia ka marrë në pyetje 2 të arrestuarit e tjerë, Jurgen Suca dhe Segest Meti, të cilët pohuan para hetuesve se kanë qenë në dijeni për dërgimin e armëve, por përgjegjës bëjnë Roseljo Arifin, i cili sipas tyre i ka thirrur për të kryer veprimtarinë e trafikut.
Policia u ka sekuestruar të dyve celularët, ku janë gjetur biseda të shumta të tyre me Arifin . Ata kanë folur për dërgimin e pistoletave në Britani të Madhe, kanë shkëmbyer foto të armëve. Dyshohet se të njëjtën veprimtari e kanë kryer edhe më herët, tkryesisht përmes dërgimit të monopatinave.
Të rinjtë përdornin numra të huaj për të biseduar me njëri-tjetrin për armët.






