E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U shkarkua nga vettingu, Kuvendi shpall vakant pozicionin e Fatos Lulos

Kuvendi i Shqipërisë shpall vendin vakant për një anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Vakanca u krijua pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo.

 

Përmes një njoftimi për mediat Kuvendi renditen kushtet e nevojshme që një aplikant duhet të plotësojë para se të shprehë interesin, e afati i fundit për ta bërë këtë është 24 gushti.

 

Reklamë

Gjyqtari Lulo iu nënshtrua skanimit të trefishtë të vetting-ut për pastërtinë e figurës, aftësitë dhe pasuritë, por që me sa duket këto të fundit e nxorën atë jashtë drejtësisë.

 

Një raport i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive konstatoi se Lulo kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Aty evidentohen dhuratat e të motrës prej 100 mijë eurosh në një rast, një zyrë avokatie, por edhe një borxh prej 480 mijë dollarësh kanadezë, i marrë prej saj për të blerë një banesë në Kanada.

 

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka ngelur me dy anëtarë, Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë