Subscribe

Gjykata e Strasburgut i jep “goditjen” e parë procesit të vettingut duke i dhënë të drejtë prokurorit Besnik Cani, i cili kishte ankimuar vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra.

I gjithë procesi i gjykimit nga Kolegji,sipas gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ka pasur një sërë shkeljesh që kanë ndikuar negativisht në vendim.

 

Para fillimit të procesit, subjekti kallëzoi në SPAK relatorin Luan Daci për falsifikim të formularit të deklarimit lidhur me arsyet e largimit të tij si gjyqtar, ndërkohë që gjyqtari Ardian Hajdari u kontestua se ishte zgjedhur në KPA në kundërshtim me ligjin, pasi kishte një mesatare më të ulët sesa e kërkonte ligji.

 

Por kërkesat për përjashtimin e Dacit dhe Hajdarit u rrëzuan nga Kolegji, i cili vijoi shqyrtimin e çështjes. Pikërisht për këto shkelje të hapura, Gjykata e Strasburgut, i dha të drejtë prokurorit Besnik Cani, jo për ta kthyer në detyrë por që të rihapë dhe njëherë çështjen.

 

 

GJYKATA E STRASBURGUT

“Gjykata vuri në dukje se procedurat e vettingut kishin patur pasoja të rënda për zotin Cani pasi u shkarkua menjëherë dhe u ndalua përjetë për t’u rikthyer në një pozicion në sistemin e drejtësisë. Ajo vlerësoi se forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e të drejtës së kërkuesit do të ishte rihapja e këtyre procedurave dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me kërkesat e nenit 6 pika 1 të Konventës.”

 

Në vendimin e saj Gjykata theskon se jo të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar kanë të drejtë që ta ankimojnë rastet e tyre kundër institucioneve të Vettingut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *