Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverisë në 2019 për shkarkimin nga detyra të ish kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

 

Hila u shkarkua në atë kohë për djegien e KZAZ-së, në njësinë Bushat.

 

“Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit.”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

 

Zef Hila përfaqësonte Partinë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *