Një 87-vjeçare, e cila arriti ta fitonte betejën me COVID-19, ka ndërruar jetë këtë të martë në Fier për shkak të problemeve ne zemer.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj rezultuan pozitivë me koronavirus dhe u dërguan në Spitalin Infektiv. Ajo u shërua, ndërsa i shoqi, një 90-vjeçar nuk arriti të mbijetonte, pasi kishte sëmundje bashkëshoqëruese si diabet, astma bronkiale dhe hipertension.

Pasi u shërua, e moshura doli nga spitali ku ishte shtruar në Tiranë dhe u trasportua në Spitalin e Fierit për shkak të problemeve ne zemer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *