E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

U rrëzua nga pushteti në vitin 2017, vdes ish-presidenti i Zimbabve

Udhëheqësi i parë i Zimbabve pas pavarësisë, Robert Mugabe ka ndëruar jetë në moshën 95 vjeçare.

 

Sipas BBC, ai vdiq pas një lufte të gjatë me një sëmundje të rëndë në një spital në Singapor.

 

Reklamë

Mugabe u rrëzua nga pushteti në nëntor të 2017 nga një grusht shteti, I cili I dha fund tre dekadave të ish-presidentit në pushtet.

 

Ai fitoi zgjedhjet e para të Zimbabve pas pavarësisë, duke u bërë kryeministër në vitin 1980. Ndërkohë në vitin 1987, Mugabe la postin e kryeministrit për t’u bërë president I vendit.

 

Vitet e para të Mugabe u vlerësuan pasi ndërmori reforma të thella në shëndet dhe arsim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë