E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

U raportua se vdiq, shfaqet në publik presidenti i Turkmenistan

Presidenti turkmen, Gurbanguly Berdymukhammedov, ka nisur një forum ekonomik në Turkmenistan, duke shënuar kështu paraqitjen e parë publike nga 5 korriku, prej kur kanë nisur thashethemet se ka vdekur në spital, apo është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

 

Përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë nga qyteti, Turkmenbashi, Berdymukhammedov, është parë teksa ka mbajtur fjalimin e tij për 20 minuta.

 

Reklamë

Berdymukhammedov është parë duke folur qartë, teksa i është drejtuar audiencës që përfshinte kryeministrat e Rusisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Azerbajxhanit, Bullgarisë, si dhe nënpresidentin e Iranit.

 

Thashethemet e pakonfirmuara për vdekjen e Berdymukhammedovit janë parë në mediat ruse më 20 korrik, dy javë pasi 62-vjeçari është parë për herë të fundit në publik./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë