Kronikë
U qëllua nga një makinë në lëvizje, kush është 36-vjeçari që u plagos në Vlorë

Personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Vlorë është identifikuar si Diego Hanaj, 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa raportohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Hanaj dyshohet se është plagosur në dorë me armë zjarri, e fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




