Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

U qëllua me breshëri teksa pinte kafe në Athinë, e shkuara e errët e 36-vjeçarit shqiptar që iu bë atentat

24 Shtator 11:29

Florian Bajraktari, 36 vjeç i shpëtoi një atentati ditën e djeshme, 23 shtator, në “Omonia” të Athinës. Sipas medieve greke, shqiptari ishte duke pirë kafe kur u qëllua 7 herë me armë.

Sipas dëshmive, sulmuesit kanë qëlluar nga një xhip në drejtim të vendit ku ka qenë i ulur Bajraktari.

Lexo edhe :

Related Posts

DETAJE/ Shqiptari i plagosur në Greqi me precedent të mëparshëm kriminal, zbulohet shkaku i konfliktit
Sulmi me armë zjarri në Athinë, kush është shqiptari i plagosur, i arrestuar më parë për vrasje

Policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po heton lëvizjet e makinës së përdorur nga autorët, për të bërë të mundur idenfitikimin e tyre.

Bajraktari u dërgua me urgjencë në spital pasi një plumb e kishte kapur në shpatull. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

E shkuara e errët e Florian Bajraktarit

I arrestuar në 2006 për vrasje, Bajraktari ishte liruar me kusht në 2018 dhe më pas në 2020 ishte arrestuar sërish për lojëra fati.

Policia greke po heton në disa pista në lidhje me atentatin ndaj tij, duke mos përjashtuar hakmarrjen për vrasjen e ndodhur në vitin 2006.

Në 23 tetor 2006, në Sitia të Greqisë u vra 38-vjeçari shqiptar Niko Demo.

Ky i fundit ishte liruar me garanci vetëm 1000 euro nga Gjykata, pasi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare, ngjarje e ndodhur në Sitia në 9 nëntor 2005.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës, familjarët e viktimës kanë akuzuar vazhdimisht Demon si autor të vrasjes së vajzës së tyre vetëm 28 vjeçe.

Ajo ishte gjetur nga fëmija e saj 12-vjeçar e mbytur në krevat. Fëmija ishte njoftuar nga xhaxhai i tij, i cili i kishte thënë të lajmëronte nënën pasi diçka e keqe i kishte ndodhur babait të tij.

Por sapo fëmija ka shkuar të njoftojë nënën, e ka gjetur atë të vdekur. Në fakt babai i tij, Niko Demo, ishte plagosur gjithashtu me thikë, sipas tij i goditur nga dy bashkëatdhetarë.

Policia dyshoi se ishte pikërisht Demo që kishte mbytur bashkëshorten, por pas 6 muajsh ai u lirua pasi në banesë u gjet një njollë gjaku që nuk rezultoi të ishte as e tij dhe as e bashkëshortes.

Por pas daljes nga burgu, për Niko Demon u thur plani për vrasjen e tij në shenjë hakmarrje. Më datë 13.10.2006, shtetasi E.L iu afrua Florian Bajraktarit në një kafene në Kalithea të Athinës dhe i tha se po kërkonte, për llogari të një personi të tretë të cilit i ishte vrarë motra, dikë që do të merrte përsipër, kundrejt pagesës, të vrisnin burrin e gruas që u vra, i cila sipas porositësit ishte edhe vrasësi i motrës së tij.

Florian Bajraktari, vetëm 18 vjeç atëherë, ia tha këtë gjë shtetasit M. B dhe menjëherë pa më të voglin hezitim kanë vendosur së bashku të vrasin personin, kundrejt një tarife prej 5000 euro për secilin. Pas marrjes nga ndërmjetësi E. L. informacione të detajuara mbi viktimën, përkatësisht emrin e tij, që ishte Niko Demo, fotografitë e tij, adresën e banimit dhe një fotografi të qytetit të Sitisë në të cilën ishte shënuar me rreth zona ku ndodhej shtëpia e tij, targën e makinës së tij si dhe 500 euro paradhënie, kanë udhëtuar me traget për në Irakleo dhe me autobus për në Sitia, më 19.10.2006.

Aty përgatitën planin e tyre për tre ditë, duke mbledhur informacione për Niko Demon. Fillimisht e kërkuan në adresë, por ku nuk u gjet. Më pas Florian Bajraktari telefonoi E. L dhe i tha se nuk mund ta gjenin në adresën që u kishte dhënë dhe ai i tha se do pyeste për adresën e re dhe do t’i tregonte, gjë që ai e bëri.

Ata më në fund gjetën shtëpinë e viktimës, të cilën filluan ta vëzhgonin. Jashtë shtëpisë ishte e parkuar makina, e cila sipas informacioneve që kishin marrë nga personi që i drejtonte, E. L., i përkiste viktimës. Më datë 23.10.2006 dhe që në orët e para të mëngjesit kanë ngritur një pritë në hyrje të pallatit dhe e kanë pritur në një garazh. Një ditë më parë ata kishin marrë një thikë nga një furrë, të cilën do ta përdornin për vrasjen. Sapo është shfaqur Niko Demo, të cilin e kanë njohur nga fotot që kishin në duar, duke dalë nga pallati dhe duke u nisur drejt makinës së tij, e kanë sulmuar dhe pasi Florian Bajraktari e ka neutralizuar, M. B ka tentuar t’i presë fytin me thikë.

Por ai ka hasur në vështirësi, pasi thika nuk e ka prerë dhe ndërsa Niko Demo, i plagosur tashmë në qafë, po thërriste për ndihmë, M. B e ka neutralizuar dhe Florian Bajraktari ka arritur ta godasë tri herë në pjesën e pasme të kokës me pjesën metalike të një shate. Vdekja e tij përfundimisht erdhi si pasojë e këtyre goditjeve. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtime të ndryshme.

Ata janë takuar në plazhin e Sitisë dhe pasi kanë zëvendësuar rrobat e përgjakura me ato të pastra, që Florian Bajraktari kishte sjellë me vete kanë hedhur shatën në një shtrat kallami të një lumi ngjitur dhe janë ndarë. I pari u drejtua për në stacionin e autobusëve ndërqytetës, ku u arrestua në të njëjtën ditë. Ndërsa i dyti u arrestua një ditë më vonë nga policia.

Policia greke zbuloi dhe porositësin e vrasjes, shtetasin F. G, i cili u arrestua. Gjatë deklaratës së tij para hetuesit ashtu edhe gjatë deklaratës së tij para Gjykatës mohoi akuzën, duke pretenduar se ishte informuar për vrasjen e dhëndrit të tij në kohën kur ai ishte në vendin e punës në Lamia, se nuk ka pasur mundësi financiare për të paguar shumën e sipërpërmendur për të paguar persona të tretë me qëllim që ata të vrisnin dhëndrin e tij dhe se nuk ka bërë asnjëherë kërcënime ndaj viktimës. Këto pretendime sipas organit të akuzës nuk u vërtetuan. Në mënyrë të veçantë, u vërtetua se familja e porositësit që në fillim e konsideronte si përgjegjës për vdekjen e vajzës dhe motrës së tyre E., bashkëshortin e viktimës, Niko Demo./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Atentati Athinë florian bajraktari

Nga e njëjta kategori

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit pas takimit me Putin në Moskë

më shumë...

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali

më shumë...

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja ku ka gabuar SPAK

më shumë...

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten fluturimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Të dërguarit e Trump nisen drejt Kievit...

10:01

“Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë...

9:59

Zjarri vijon prej 24 orësh në kodrat...

9:33

Rama: S’kam ndërmend të zgjedh pasardhës! Ja...

9:06

Shpërthen vullkani në ishullin e Indonezisë, ndërpriten...

9:01

Ende tym në Frakull të Fierit, futen...

8:22

Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump...

8:17

Si do të jetë koha për ditën...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shtator...

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.