Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, gjeneral Bajram Begaj tha se do të përpiqet të jetë personi i duhur për të përfaqësuar postin e ri.

 

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi figurën e gjeneral Begaj, ndërsa u shpreh u bindur se Begaj ka besnikërinë që i duhet kësaj detyre.

 

Begaj: Do të përpiqem të jem ai personi i duhur për atë që përfaqëson ky post. Vij nga Ushtria dhe mjekësia, të dyja janë profesione të mira. Detyrën nëse nesër do të votohem do të jem i lumtur ta kryej.

 

Rama: Të gjithë që folën me respekt dhe bindje që ju do të mund të bëni gjënë e duhur në këtë detyrë dhe uroj që deri në fund të keni besnikërinë që ju karakterizon, për ligjin dhe atë forcë të madhe humanizmi që karakterizon FA. Këto cilësi janë të mjaftueshme. Ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë që është edhe ADN e vetë Forcave të Armatosura.

 

Begaj: Nderi, detyra dhe Atdheu janë motoja e punës dhe besoj që do të jem 24/7 në shërbim të kësaj motoje .

Leave a Reply

Your email address will not be published.