Kryetari i PD-së, Lulzim Basha denoncoi këtë të shtunë se në zyrën e prokurimeve te Ministrisë së Shendetesise ka rënë zjarr me qëllim per të zhdukur dokumentet për hetimet e tenderave të quajtura nga opozita si abuzivë.

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka folur për këtë çështje në “Vizion Plus” duke thënë se procesi i hetimit po vonohet qëllimisht për të shmangur akuzat për blerjet abuzive në një situatë pandemie.

“Qëllimshëm po vonohet procesi i hetimit për të depozituar dokumentacionin e nevojshem për tenderat sekretë, sepse nuk kemi ende nje kontratë të publikuar, siç është kërkuar nga ana jonë, për t’i bërë bisht dhe për t’iu shmangur akuzave dhe blerjes abuzive në një situatë pandemie duke vjedhur me disa fish më shumë se sa çmimet reale të pajisjeve mjekësore apo medikamenteve, maskave, respiratorëve. Prokuroria është ende në gjumë letargjik apo në karantinë. Ne kemi inkurajuar çdo përkpjekje të Prokurorisë. Po i bjëmë thirrje që të jetë në lartësine e pritshmërive të publikut për të vendosur drejtësi në këtë vend dhe për të cuar para përgjegjësise penale të gjithë abuzuesit e cdo niveli, duke nisur nga ministrat, kryeministri nëse është e nevojshme dhe zyrtarët e tjerë që abuzojnë me paratë e shqiptarëve.”

Sa i përket procedimit penal nga policia për shkak të organizimit të takimit me fermerë të zonës së fshatit Mizë në Divjakë, Salianji e konsideroi pa bazë ligjore dhe theksoi se nuk e intimidojnë përmes kallëzimeve penale.

“Janë bërë dhjetëra kallëzime penale ndaj meje. Sa herë ka akuza të rënda dhe zbulim të rasteve të mëdha, në lidhje me krimin, mafian, apo akuza konkrete që kanë të bëjnë me jetën e mijëra qytetarëve. 465 mijë janë të punësuar në sektorin bujqësor, të cilët i ka lënë pa mbështetje, pa asnjë paketë ndihmëse dhe duke i izoluar dhe mbyllur, duke bërë që edhe produktet e tyre të hidhen në kanale apo fusha dhe të riskohet edhe prodhimi për vitin tjetër. Nuk më ndalojnë dot, nuk më intimidojnë dhe nuk më ndalon njëri që të takoj popullin tim dhe për t’i dhënë zë shqetësimit të qytetarëve. Nuk ka bazë ligjore.”

Mes të tjerash, demokrati i cilësoi një katastrofë fashat orare të lejuara nga qeveria për lëvizjen e qytetarëve.

“Është një katastrofë që po krijon probleme në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Nuk ka një kurbë të qartë dhe të besueshme. Nuk ka një plan të mirëfilltë. Është e paimagjinueshme që vazhdon të mbyllë qytetarët dhe të tallet sikur luan playstation, sikur virusi ka orar. Një kryeministër i përgjegjshëm nuk luan me qytetarët. Për fat të keq, ai po luan rolin e kllounit, në pamundësi për të ndihmuar realisht qytetarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *