Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat” është arrestuar 29-vjeçari Kristjan Lukaj, banues në Shkodër, i cili ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë një shumë parash një personi përmes mashtrimit.

 

Konkretisht, policia njofton se dyshohet që i riu ka bashkëpunuar me të arrestuarit A. Gj. dhe R. B. dhe me personin në kërkim me iniciale F. L., për t’i marrë shumën 50 000 Euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *