Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadena
Myrteza Hilaj dhe Kreshnik Kadena

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë shpallur fajtorë për kontrabandë njerëzish.

Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, u shpallën fajtorë të premten në Gjykatën Southwark Crown, shkruan The Independent.

Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e koduar Operacioni Micropus, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të akuzuar për lehtësimin e migrimit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Sipas medieve britanike, Hilaj akuzohet se ka transportuar emigrantë shqiptarë me avion dhe në pjesën e pasme të kamionëve. Ndërsa Kadena veproi si asistent i tij.

Emigrantët shqiptarë paguanin “deri në 10,000 £” për tranzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha NCA./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *