Një 33-vjeçar shqiptar dhe një grek, të dy punonjës në një restorant në Athinë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Shkak u bë shpërndarja e një porosie.

 

43-vjeçari grek e ka sulmuar disa herë më thikë shqiptarin, duke e ndjekur edhe jashtë ambienteve të restorantit.

 

Në dëshminë që dha para autoriteteve, shqiptari deklaroi se 43-vjeçari tentoi ta godiste më shumë se 20 herë.

 

“U grindëm se kush do ta bënte porosinë. Fillimisht u konfliktuam me fjalë, me pas ai hodhi drejt meje një send të fortë. Pas këtij veprimi, unë e godita më grusht. Pastaj, e shoh me një thikë në dorë dhe filloi të më qëllonte në bark. U përpoq të më godiste shumë herë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *