Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako perballet me gjykatën e posaccme për rivleresimin e masës se sigurisë. Ai akuzohet dy herë për shpërdorim detyre, në dy çështje te ndryshme.

Për këto dosje janë nën akuzë edhe 9 persona të tjerë, zyrtarë e ndërtues: ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Procedimi ndaj ihs kryebashkiakut te durresit Vangjush Dako ka nisur në vitin 2020 pas kallëzimit të disa banorëve të pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” me administrator Fiqiri Farrukun, gjithashtu i arrestuar.

Hetimet kane treguar se në këtë pallat nuk janë respektuar kushtet teknike të projektit dhe për pasojë nuk duhet të ishte kolauduar. Po ashtu, dako ka legalizuar pallatin, pavarësisht shkeljeve të shumta dhe katër kateve shtesë.

Rasti tjetër ku Vangjush Dako dyshohet se ka shpërdoruar detyrën ka të bëjë me një denoncim të Ferdinand Xhaferraj, i cili në atë kohë ishte kreu i PD në Durrës.

Ky kallëzim lidhet me rehabilitimin e vijës bregdetare në zonën nga Brryli deri në Currila. Sipas dosjes në Prokurorinë e Posaccme, bashkia e drejtuar nga Dako hapi një tender për shërbim konsulence për projektin, por duke e dhjetëfishuar vlerën e tij.

Kompania fituese e tenderit i mori të gjitha paratë me firmën e Dakos, edhe pse kontrolli i lartë i shtetit i kishte bërë me dije zyrtarisht bashkisë së durrësit se kishte shkelje me një dëm 18 milionë lekë për buxhetin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *