E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

U nis drejt Moskës, avioni i Vuçiç bën ulje emergjente në Azerbajxhan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditën e sotme u nis drejt Moskës, për të marrë pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj.

Megjithatë, fluturimi i tij është ndërprerë dhe avioni ka bërë ulje të detyruar në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, për shkak të situatës së tensionuar në Ukrainë.

Reklamë

Sipas mediave vendase, rruga ajrore për në Moskë është shpallur e pasigurt për shkak të intensifikimit të operacioneve ushtarake në lindje të Evropës dhe rrezikut nga sistemet mbrojtëse ajrore (PVO), si dhe mundësisë së ndonjë përplasjeje në zonat e konfliktit.

Fluturimi është cilësuar i rrezikshëm për delegacionin presidencial, duke çuar në ndalimin e tij të përkohshëm në Baku. Autoritetet po vlerësojnë hapat e mëtejshëm në varësi të zhvillimeve të sigurisë në rajon./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë