Subscribe

I afërmi i familjes Gjoka, katër anëtarë të së cilës u plagosën rëndë nga shpërthimi i bombolave të gazit, dha detaje të reja për ngjarjen.

 

Duke folur për mediat, Zef Zefi zbuloi se ata kishin ardhur në Velipojë vetëm një ditë më parë për të pastruar hotelin dhe për ta bërë gati për sezonin turistik. Nga shpërthimi i fuqishëm, trupat e tyre ai i gjeti në pishinë.

 

“Po vija rrugës dhe e ndjeva shpërthimin, kur vij këtu i gjej në pishinë. Gruaja ishte ngritur për të bërë kafe në kuzhinë dhe mesa duket do ketë patur ndonjë rrjedhje dhe ajo ka shkaktuar shpërthimin. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata mbrëmë erdhën, burrin e ka në Itali, ata erdhën për të pastruar, për të punuar, më pas për të filluar sezonin”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *