E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U ndalua për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë! Rezultonte në kërkim nga Spanja

Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të hënë nga Policia Rrugore e Tiranës.

Ai u kap duke përdorur celuarin gjatë drejtimit të automjetit, ku më pas u verifikua se 37-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim.

Reklamë

Ai ishte pjesë e një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë, për mashtrim me pasoja të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, pritet ekstradimi drejt Spanjës.

Reklamë

“Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë