Qeveria ka shpallur Dëshmor të Atdheut, kapiten Arben Anamalin, i cili u mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi dy turistët.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i Edi Ramës:
U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT
Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.
I paharruar, Kapiten Arbeni!
/vizionplus.tv





