Bota
U mbyt 9 muaj më parë, deti nxjerr në breg trupin e pajetë të fëmijës

Policia e Norvegjisë ka gjetur në bregdet trupin e pajetë të foshnjes 15 muajshe, i cili humbi jetën së bashku me katër anëtarë të familjes së tij 9 muaj më parë.
Familja kurdo-iraniane po përpiqej të kalonte nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, kur gomonia me të cilën po udhëtonte u fundos.
Reklamë
Në një deklaratë për mediat, autoritetet norvegjeze thanë se trupi u gjet në bregun jug-perëndimor të vendit.
Eshtrat e fëmijës do të kthehen përsëri në Iran për t’u varrosur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




