E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

U mbyll pasi punonjësi u prek me COVID/ Ambasada Shqiptare në Itali: Ja kur rinisin shërbimet

Pas pezullimit të shërbimeve gjatë kësaj të enjteje, Ambasada e Shqipërisë në Romë ka njoftuar rinisjen e punës ditën e nesërme.

Në njoftim thuhet se të gjithë ata qytetarë që nuk patën mundësi të merrnin shërbim ditën e sotme, do të kontaktohen nga punonjësit e Ambasadës për vendosjen e një date të re.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se pas pezullimit të shërbimeve gjatë ditës së sotme, 15 tetor 2020, Zyra Konsullore rifillon shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00. Shërbimi rifillon në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjienizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit. Njoftojmë gjithashtu se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit tanë për caktimin e një date të re.”

Zyra Konsullore u mbyll këtë të enjte, pasi një pjesëtar i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë