Aktori Albano Bogdo ka diskutuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus me Pranvera Borakajn pse Cikalleshi nuk ishte i pranishëm në “Euro 2024”.
Ai zbuloi se në një bisedë që kishin zhvilluar bashkë, Cikalleshi i kishte thënë se trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo thjesht nuk e grumbulloi tek futbollistët që morën pjesë në Europian.
Lexo edhe :
Related Posts
Më tej, Bogdo e cilëson Cikalleshin si futbollistin më të mirë dhe se trajneri ka bërë një gabim shumë të madhë që e përjashtoi nga “Euro 2024”.
“Kur dola nga ferma unë fola me Cikalleshin. I thashë vërtetë nuk të ka grumbulluar ky mbreti që ka ngrohur stolin 16 vite tek Barcelona. Silvinjo ka qenë në stol gjithë jetën. Se këta mendojnë se e ka marrë Maradona Kombëtaren. Më tha jo nuk më grumbulloi. Ishte i fyer. Askush nuk çoi zërin për këtë gjë. Si një nga më kryesorët mungon në Europian dhe çohet Silvinjo dhe thotë nuk do t’a marrë se nuk më pëlqen. Pse vazhdon është trajneri i Kombëtares ky kur ne morëm vetëm 1 pikë në Europian. Cikalleshi dha shpirtin dhe se morën në Kombëtare”, tha Albano Bogdo. /vizionplus.tv