Një i ri nga qyteti i Korçës ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një sherri në një lokal nate.

 

Reans Muçollari, 27 vjeç, ka shkuar I plagosur në këmbë në urgjencën e spitalit të Korçës rreth orës 02.05 të mëngjesit të kësaj të diele.

 

Ka qenë vetë spitali ai që ka vënë në dijeni policinë në lidhje me rastin, ndërsa kjo e fundit ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të paktën 6 person janë shoqëruar por ende nuk ka një përfundim mbi autorin dhe shkakun e plagosjes.

 

Burime të policisë që kanë rindërtuar deri diku dinamikën e ngjarjes, kanë bërë me dije se 27 vjeçari Muçollari ka qënë në një lokal nate te rruga e Kolonjës.

 

Aty ai është konfliktuar me persona të tjerë për motive banale por nuk ka patur skena dhune fizike.

 

Nga verifikimi i kamerave të lokalit, rezulton se 27 vjeçari është larguar I vetëm drejt banesës dhe nuk është ndjekur nga personat me të cilët u konfliktua.

 

Ndërsa mbetet mister momenti I plagosjes së tij pasi pas këtij momenti ai u paraqit në spital me plumb në këmbë.

 

Sipas policisë vetëm dëshmia e të plagosurit mund të qartësojë ngjarjen.

 

Muçollari sipas të dhënave ka precedent penal në lidhje me një aksident me pasojë vdekjen në vitin 2017.

 

27 vjeçari pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës është nisur drejt Tiranës me qëllim marrjen e një trajtimi më të specializuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *