Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të një 35 vjeçari pasi u konfliktua me punonjësit e një firme ndërtimi.

 

Sipas policisë 35 vjeçari i arrestuar është me inicialet M.M., banues në fshatin Kamenicë

 

35 vjeçari u konfliktua me disa punonjës të një firme ndërtimi në fshatin Kamenincë, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, i kishin cënuar pronën e tij.

 

Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhërit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambjentet e Komisariatit.

 

35 vjeçari sipas uniformave blu, rezulton me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve si dhe dhunës në familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *