E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 31 minuta më parë
Vendi

U konfliktua me fqinjin për parkimin e makinës, identifikohet shqiptari që humbi jetën në Belgjikë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Belgjikë, ku një shqiptarë humbi jetën dhe një 19-vjeçar u plagos.

Ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e një konflikti me fqinjën për parkimin e makinës, ku 61-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt 43-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Shpëtim A.

61-vjeçari gjithashtu kërcënoi dhe bashkëshorten e viktimës dhe qëlloi me armë zjarri edhe drejt djalit të tyre 15-vjeçar, i cili nuk ka marrë asnjë plagë.

Autori u mundua të arratisej, por u ndalua nga policia belge, teksa do të paraqitet në gjykatë këtë të martë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë