Fabian Calliku, 28 vjeç është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u konfliktua për motive të dobëta me dy shtetas dhe i kanosi me armë zjarri.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin lëvizte autori.
Nga hetimet rrezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar.
Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë./vizionplus.tv





