Policia ka gjobitur gjatë 24 orëve të fundit 1289 persona, pasi nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Janë ndëshkuar gjithashtu me 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Në të gjithë vendin janë gjobitur 7 persona me 10.000 lekë, pasi u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

U gjobitën edhe 344 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Duke filluar nga dita e sotme, orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00. Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të lëvizur pas këtij orari duhet të pajisen me leje nëpërmjet e-Albania.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *