Pesë shqiptarët që u kapën me drogë në Belgjikë, janë njohur sot me masat e sigurisë.
Një shqiptar është dënuar me tre vjet burg dhe 12 mijë euro gjobë. Katër të tjerët u dënuan me burgim nga 40 deri në 20 muaj dhe gjoba nga 16 mijë deri në 8 mijë euro.
Ata gjithashtu duhet të paguajnë 21 mijë euro dëmshpërblim.
Policia belge bastisi një magazinë në Assenede në tetor 2022, e cila ishte kthyer në një plantacion kanabisi.
Policia gjeti 82 kilogramë bimë kanabisme vlerë 800.000 euro. Në “shtëpinë e barit”, policia gjeti edhe një bllok shënimesh, ku pesë të arrestuarit kishin informacione se sit ë kujdeseshin për bimët. /vizionplus.tv