Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për 6 shtetasit e arrestuar 2 ditë më parë në Skrapar, në kuadër të operacionit policor “Kanioni”, gjatë të cilit u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 176.5 lëndë narkotike kanabis sativa.

Edhe pse prokurori i çështhes, Gentjan Abazi ka kërkuar nga gjykata masën e sigurisë “arrest në burg” për të gjashtë të arrestuarit. Gjyqtari i çeshtjes, Pëllumb Zaimi ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Anxhela Beshirin, punonjësen e Policisë Bashkiake Durrës dhe masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryeplakun e fshatit Çorogjafë, Fatos Lamaj. Ndërsa për 4 të arrestuarit e tjerë: Arben Lekli,Albano Bendo,Sefedin Dokaj dhe Fatjon Beshiri, u lanë në “arrest me burg” pa afat.

Në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim edhe administratori i Njësisë Administrative Tërpan, T.Z, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi 14-vjeçari T.Beshiri, banues në Durrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *